Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Reagim/Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke kundërshtuar punonjësin e Policisë, informojmë se:
Për këtë rast janë kryer veprimet procedurale dhe materialet janë referuar më datë 19.07.2024, në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin G. G., 24 vjeç, banues në Luzat, pasi në Tepelenë, ka goditur me grusht një 19-vjeçar dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
–
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pas ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
D. B., banues në Lazarat, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij;
M. V., 71 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, pasi ditën e djeshme, ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe shkurre.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Përmet, pasi ka qëlluar me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
K. S., 34 vjeç, rezident në Greqi, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka goditur një 76-vjeçare (këmbësore), e cila është jashtë rrezikut për jetën;
S. D., 28 vjeç, banues në Angli, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrethrrotullimin e lagjes “Punëtore”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Vau i Dejës
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:
E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.
Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Krujë
Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve u zbuluan 22 ambiente të përshtatura për kultivim, në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi, në të cilat u gjetën 148 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
DVP Durrës
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
A. T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndalur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Berat
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, banues në fshatin Lapardha, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në fshatin Lapardha;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin F. R., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 34 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste. Për 9 raste të kultivimit të bimëve narkotike, autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 4 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të krimeve kibernetike, me autorë të paidentifikuar;
-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 12 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të prishjes së qetësisë publike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i kërkuar për 1 rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është kapur;
-1 rast i falsifikimit me qëllim përfitimin ekonomik, me 2 shtetase të proceduara në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të Policisë dhe 1 rast i shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Përndjekja”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.