Raporti i ngjarjeve, 23, 24 tetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fushë Krujë-Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e datës 21.10.2022, në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues në Krujë.Dokumentohet me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës.Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.Sekuestrohen provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e  vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit S. M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.Nga tërësia e veprimeve të thelluara  hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar. Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

Fier-Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni policor i koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier.Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Sekuestrohen doza kanabisi dhe 2 armë të ftohta.Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. V. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sarandë/Plagosi me mjet prerës, një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga.Arrestohet dhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka ndihmuar autorin e ngjarjes, për t’u fshehur.Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Lokalizohet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Durrës, një tjetër i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse.Pak ditë më parë, në kuadër të operacionit “Ëanted”, Policia e Durrësit vuri në pranga njërin nga bashkëpunëtorët e këtij shtetasi, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, në kuadër të operacionit “Ëanted”, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti.Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 116 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 31 janë arrestuar, 71 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, me 4 shtetas të arrestuar dhe 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 6 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 17 raste, 11 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga një rast i veprave penale: “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 3 shtetas të arrestuar; “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, me 1 shtetas të ndaluar; “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të arrestuar.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 11 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.