Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Komisariati i Policisë Durrës
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Durrës, si dhe po punon për kapjen e shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa produkte në një supermarket.
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Elbasan dhe E. E., 30 vjeç, banues në Synej, Kavajë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dimal
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte.
Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë të ftohtë thikë.
Të njëjtat shërbime referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. Gj., 25 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me IMT Berat, u konstatua se kishte ndërtuar disa shtëpi druri, pa lejen e organeve përkatëse.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Skrapar, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Vlorë
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e mjeteve lundruese, bllokohet 1 mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun.
Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti.
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.
Policia e Vlorës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin G. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Qarkullimit Rrugor
-arrestoi në flagrancë shtetasin D. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Gj., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 4 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. Njëri prej tyre, me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Kallëzimi i rremë”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Fyerja” dhe “Peshkimi i ndaluar”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, është ndaluar.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.