Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.
Goditen nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Arrestohen 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale, sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacione për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:
në Laprakë u konstatua automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua shtetasi M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Velipojë
Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D..
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.
28-vjeçari i arrestuar, me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.
Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.
Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkatuar dëme materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.
U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, vihet në pranga 62-vjeçari.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin F. V., 62 vjeç, banues në këtë fshat.
Ky shtetas u kap në flagrancë, duke u kujdesur për dhjetëra bimë narkotike që i kishte kultivuar në tokë publike.
Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë vuri në pranga shtetasin B. H., 63 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.
Ky shtetas, më datë 11.08.2024, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, në fshatin Mërtiraj. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore:
-arrestoi shtetasin F. B., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Ll., 60 vjeç dhe për dy 16-vjeçarë, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa targa. Gjithashtu, këta shtetas ishin të papajisur me leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. T., 34 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasit F. T., 38 vjeç, R. H., 33 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me 3 shtetas në një lokal në Divjakë. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Komisariati i Policisë Mallakastër arrestoi shtetasit:
-A. Z., 49 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-A. N., 46 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka dhunuar dhe ka kanosur bashkëjetuesen e tij.
Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasin S. B., 50 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi nga kontrolli në banesën e tij, u konstatua se mbante 1 armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për ndalimin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”.
Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.
Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste dhe janw vwnw nw pranga 3 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janw vwnw nw pranga dhe 4 shtetas janw shpallur nw kwrkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, njwri prej tyre me autor/w tw paidentifikuar, ndwrsa pwr rastet e tjera- 1 shtetas wshtë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janw evidentuar 9 raste tw krimeve ekonomike. 1 shtetas wshtw ndaluar dhe 10 shtetas janw proceduar nw gjendje tw lirw.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 5 raste, njwri prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 1 shtetas wshtë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas wshtë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas wshtw shpallur nw kwrkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste tw vetwgjyqwsisw, me 3 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-2 raste tw mosbindjes/kundwrshtimit tw urdhrave tw punonjwsve tw Policisw, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga dhe 1 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-2 raste tw krimeve kibernetike, me 2 shtetase tw shpallura nw kwrkim;
-2 raste tw kalimit tw kundwrligjshwm tw kufijve shtetwrorw, me 2 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-1 rast i prishjes sw qetwsisw publike, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga dhe 3 shtetas tw shpallur nw kwrkim;
-nga 1 rast i largimit tw tw burgosurit nga vendi i qendrimit dhe veprimeve nw kundwrshtim me vendimin e gjykatws, me nga 1 shtetas tw vwnw nw pranga;
-nga 1 rast i falsifikimit, ngacmimit seksual dhe braktisjes sw fwmijws sw mitur, me nga 1 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw.
1 shtetas i kwrkuar pwr falsifikim wshtw kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 11 aksidente rrugore, me 17 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 25 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njwri prej tyre me autor tw paidentifikuar. Pwr rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas wshtw shpallur nw kwrkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.