Raporti i ngjarjeve, 12 shtator 2024
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Elbasan – Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën. Specialistët e Komisariatit të Policisë Gramsh ndaluan me iniciativë shtetasin R. B., 46 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 72 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste– 7 prej tyre raste kultivimi, me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga, 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 9 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 3 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-8 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve tëlefonike”, me 1 shtetas të shpalur në kërkim.
-nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Përkrahja e autorit të krimi”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më persona të pazotë për t’u mbrojtur”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.