Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
Tiranë / Goditet një tjetër rast i gjobëvënies. Finalizohet operacioni “BROTHERS”. Operacioni nga DVP Tiranë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vihen në pranga tre vëllezër, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit Xh. T., 23 vjeç, E. T., 32 vjeç, A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
Shëngjin – Velipojë / Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore. Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte. Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë. Sekuestrohen rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra. Procedohen penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë. Procedohet përsëri për “Shpërdorim detyre” shtetasi A. N., me funksion Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, për katër rastet e fundit të konstatuara në Shëngjin. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Task – Forcën të ngritur nga Prefekti i Qarkut Lezhë , proceduan penalisht 4 persona për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, konkretisht: -M. Gj., L. P., F. N. dhe GJ. GJ., pasi këta shtetas kishin zaptuar hapësirën publike (rërë) në Shëngjin, duke vendosur rreth 350 shezlongë dhe 150 çadra pa kontratë përdorimi (qira) me Bashkinë Lezhë. Në Velipojë, Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH, ka liruar një hapësirë publike rreth 1000 m2 të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga dy shtetas, pronarë të subjekteve që ushtronin veprimtari në zonën e plazhit në fshatin Pulaj – Plazh. Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 100 çadra dhe 100 shezlongë, që shtetasit XH. B. e E. S., kishin vendosur në mënyrë të kundërligjshme para lokaleve në administrim, duke zënë hapësirën publike dhe duke mos paguar taksat për to. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, proceduan penalisht shtetasit XH. B. e E. S., për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.
Tiranë / Rrugorët e kryeqytetit përgjatë javës që lamë pas, kanë vijuar me ndjekjen e detyrimeve të caktuara në planin e veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore si dhe patrullimet me përzgjedhje për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore si, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit, shpejtësinë mbi normat e lejuara, etj.
Në funksion të planit të veprimit, përgjatë javës janë konstatuar dhe:
- arrestuar në kushtet e flagrancës 17 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
- pezulluar 117 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
- proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
- proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
- proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe zanore.
- proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
- proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.
- proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
- janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Tiranë / Qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambiente publike, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “pistoletë”, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë “thikë”. Në kuadër të planit masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 56 vjeç banues në Tiranë. Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez. Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh. Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Tiranë / Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: SH.R., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e 17 vjeçares. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur ”
Himarë / Operacion antidrogë i koduar “Vunoi”. Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së Fier, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Durrës / Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një 19 – vjeçar që qarkullonte më pistoletë me silenciator. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas është kapur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar, 5 të kapur nga kërkimi, 62 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 6 janë shpallur në kërkim.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 5 raste të tjera njanë evidentuarnë qarqet Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, dhe Korçë, me 4 autorë të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lire.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, janë evidentuar në qarqet Tiranë, Elbasan; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” janë evidentuar në qarqet Elbasan, Korçë, Fier dhe Vlorë;
Janë evidentuar 4 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, me 2 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë – padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.
Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimi i pronës”, konkretisht në qarqet Durrës, Korçë, Fier, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 10 raste të “Ndërtimi pa leje” , në të gjithë vendin, me 1 autorë të ndaluar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast “Ndotja e ajrit”, konkretisht në qarkun Durrës ku autori është proceduar në gjendje të lirë.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 6 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 1 shtetas ka humbur jetën.
Janë evidentuar 2 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht në qarqet Tiranë dhe Korçë, të cilet janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, të cilet janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit