Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbrostari”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve të ndodhura në qytetin e Fierit. Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore janë zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes së automjeteve. Vihet në pranga autori i dyshuar, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj pasurisë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Mbrostari” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. O., 46 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”). Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.
DVP Korçë – Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit G. T., 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur. Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z, 62 vjeç, pasi në rrugën “Filip Shiroka”, u konstatua duke ndërtuar pa leje një magazinë. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët në mjet, të cilën ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shoqërimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 14 vjeç dhe 15 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar të tyre dhe dyshohet se e kanë kanosur me një mjet prerës. Më datë 07.10.2021, shtetasi E. A, me detyrë përgjegjës, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Sharkë, Vorë, në makinerinë e kafesë të një firme, kanë vjedhur një shumë të vogël parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z, 62 vjeç, pasi në rrugën “Filip Shiroka”, u konstatua duke ndërtuar pa leje një magazinë. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët në mjet, të cilën ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shoqërimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 14 vjeç dhe 15 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar të tyre dhe dyshohet se e kanë kanosur me një mjet prerës. Më datë 07.10.2021, shtetasi E. A, me detyrë përgjegjës, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Sharkë, Vorë, në makinerinë e kafesë të një firme, kanë vjedhur një shumë të vogël parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 45 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 9 janë arrestuar në flagrancë dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Vlorë; 2 raste të raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, në Shkodër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 rast në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Pushtim toke”.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 10 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.