Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjirokastër – Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve që vijnë nga vendet e treta. U kapën duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bien në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një automjet dhe tre aparate celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 25 vjeç dhe I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Vanistër, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Mercedez Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe tre aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana bënë të mundur lokalizimin në rrugën “Muhamet Deliu” dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. K., 28, vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Livornos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali, një sasi të madhe hashashi. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Durrës – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Sallmone, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 43 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 10 janë arrestuar dhe 29 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Vlorë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Gjirokastër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.