Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 31 mars 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 46 shtetas, konkretisht: 6 janë arrestuar dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Elbasan; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Korçë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 2 në Tiranë, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 2 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.