Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 31 korrik 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”. Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë. Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së  pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit,  Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative,  afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit R. M., 37 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja J. E., 37 vjeçe. Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 37 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 18 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 5 të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 4 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 5 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 62 raste të dhunës në familje, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve mjedisore, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, me nga 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, me 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 autor të procedur në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, me 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.