Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 28 shkurt 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 70 shtetas, konkretisht: 19 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 49 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Fier; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 në Tiranë dhe 2 në Elbasan; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë  dhe 1 autor që po procedohet në gjendjet lirë, 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 3 raste, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Shkodër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.