Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH Shkodër që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë

Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan punonjësin e Policisë në spital dhe i uruan shërim të shpejtë.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Autori, i gjendur në rrethim e pa rrugëdalje, vrau veten.