Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mat-Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis, i koduar “Zalli i Bazit”.Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 44-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L., 44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak-Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.
Elbasan-I hoqën lirinë një shtetasi, duke e mbajtur për disa minuta në automjet, Policia identifikon dhe vë në pranga 4 autorët.Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt.Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.
Sarandë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Fields”.U kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari. Në pranga edhe vëllai i tij, i dyshuar si bashkautor.Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë.Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një armë gjahu, një sasi municioni luftarak dhe 3 aparate celulare.Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Sarandës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fields”.Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i 35-vjeçarit V. B., i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë.Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 38 vjeç (vëllai i shtetasit V. B), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy shtetasve, në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
Tiranë-Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Pasagjeri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte 1 shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pasagjeri”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”; – M. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin E. K.Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. R. ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Kamzë, me detyrë Mjek Stomatolog, sepse si pasojë e trajtimit të pakujdesshëm mjekësor stomatologjik, i ka shkaktuar dëm një shtetaseje dhe nuk ka marrë përsipër ta dëmshpërblejë atë.
Në Komisariatin e Policisë Shkodër kallëzon shtetasi S. K, 36 vjeç, me detyrë Punonjës Social pranë institucionit “Shtëpia-Familja, mosha 16-18 vjeç”, se janë larguar nga ky institucion dy shtetaset e mitura K. K. dhe G. T., 15 dhe 17 vjeçe, banuese në këtë institucion, dhe nuk janë kthyer më. Punohet për gjetjen e tyre.
Lezhë / Informacion paraprak-Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 24 janë arrestuar, 40 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, dy prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, prej tyre 2 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 10 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, 2 prej të cilave rezultojnë aksidentale. Për rastet e tjera vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” dhe “Vepra të turpshme”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit”, me 1 shtetas të arrestuar
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.