Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë / Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Windows”.Vidhnin, gjatë natës, në banesa dhe objekte të ndryshme, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Të dy shtetasit, përsëritës të veprimtarisë kriminale të vjedhjes.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Windows”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:-L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru.Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet, konkretisht:- Më datë 17.05.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë;- Më datë 10.06.2022, në rrugën “Miqësia”, dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë.Në vijim të veprimeve, rezulton se shtetasit L. Q., dhe K. K. janë gjithashtu autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e plotë të tyre me prova ligjore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë-Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë-Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë nisur shërbimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e pronarit të mjetit.Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij. Pas ekspertizës së mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi i shenjave dalluese të automjetit dhe i pronarit të tij, shtetasit E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.Nga verifikimet, ka rezultuar se ky automjet i është vjedhur shtetasit E. K., nga persona të paidentifikuar, në janar të këtij viti.Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe nëse është apo jo i përfshirë ky automjet në ngjarje kriminale.
Durrës/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. E., 54 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin J. H., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shtetasi i arrestuar Q. E. dyshohet se ka përndjekur nënën e shtetasit J. H. dhe ky i fundit me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 54-vjeçarin.
Durrës/Më datën 26.08.2022, kallëzon shtetasi A. M., administrator i një biznesi privat se persona të paidentifikuar i kanë në shkuar në ambientet e biznesit dhe e kanë kanosur me fjalë për dhënien e një shume parash. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fier / Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre, vihen në pranga 2 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:-D. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij;-G. Ç., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të afërmi të tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lezhë / Punë intensive nga Policia e Lezhës, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, i zhvilluar falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Qarkullimit Rrugor dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, të DVP Lezhë.Transportonte me taksi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 34-vjeçari.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve, të DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”.Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, gjatë monitorimit të pandërprerë të të gjitha akseve rrugore, kanë identifikuar dhe ndaluar, në Balldre, automjetin me shërbim “Taxi”, me drejtues shtetasin R. P. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet, janë gjetur 3 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 34-vjeçari po i transportonte, me destinacion Malin e Zi, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. P,. 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhënia ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me shërbim “Taxi”, me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Ky është operacioni i dytë brenda 24 orësh, i finalizuar nga strukturat e Policisë së Lezhës, me fokus goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë ditës së djeshme, u finalizua operacioni policor i koduar “Rruga e gabuar”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi që transportonte 31 emigrantë, kundrejt 900 eurove për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 65 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 18 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, prej tyre 1 rast është me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Prishja e qetësisë publikë”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”dhe “Dhunimi i banesës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijojnë punën strukturat e Policisë; “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të ndaluar; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar
-1 raste i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.