Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 29 shtetas, konkretisht: 4 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 23 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Korçë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 2 në Elbasan, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të ndërtimit pa leje, 4 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin është evidentuar 1 rast aksidenti, me 1 të lënduar.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Fier dhe 1 në Korçë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.