Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 34 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.
Elbasan – Finalizohet operacioni policor “Zavalinë”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve. Sekuestrohen 70 m3 dru. Procedohen penalisht 6 shtetas. Në vijim të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policior të koduar “Zavalinë”, në kuadër të cilit u bë sekuestrimi i 3 kamionëve që transportonin 70 m3 dru dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, dhe ” Fshehje e tê ardhurave”, shtetasit: M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bathës, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru zjarri me mjetin tip kamion; A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi në fshatin Gjinar, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion; D. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Benë, Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion; A. D., 42 vjeç, XH. P., 42 vjeç dhe A. D., 44 vjeç, të tre banues në Elbasan. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vendin e quajtur “Guri Kopil” të Njësisë Administrative Zavalinë, Elbasan, janë konstatuar se kishin kryer prerje të paligjshme të pyjeve dhe kishin ngarkuar dru në atutomjetet e tyre tip kamion, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Operacioni vijon.
Berat – Kapet dhe ndalohet një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë kapën dhe ndaluan shtetasin: K. V., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”). Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Pogradec – Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet operacioni policor, i koduar “Klandestinët” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera. Kapen duke transportuar 19 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Korçë, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku falë veprimeve të mirëorganizuara kanë goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë;B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë; A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”); E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë; M.M, 20 vjec, banues në Tiranë, si edhe është shpallur në kërkim shtetasi: E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volksëagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë. Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.
Cërrik – Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sekuestrohen në cilësinë e provave materiale 7 kompjutera, pa dokumentacion. Procedohen penalisht 3 shtetas. Në kuadër të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, gjatë kontrollit të ushtruar, në fshatin Gostimë, Cërrik, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishin marrë me qira shtetasit E.B dhe E.H., kanë konstatuar se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. B., 29 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”; A. B., 47 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e fatit”. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kompjutera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, në vijim të punës për identifikimin e autorit që kishte fshehur arsenalin me fishekë luftarakë e granata, të cilat i gjeti Policia e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan filluan procedimin penal ndaj shtetasit B. C., 38 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Falë bashkëpunimit me qytetarët, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Godolesh, në vendin e quajtur Prita, pranë magazinës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 15 arka me fishekë luftarakë, si dhe dhe 12 granata defensive, të cilat, nga veprimet e para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se janë hedhur nga ky shtetas.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 21 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 77 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Elbasan, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në qarkun Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Durrës dhe 2 në Korçë.
Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Elbasan, 2 në Berat, 1 në Kukës dhe 1 në Korçë.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.