Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 25 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, pas një hetimi me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan dhe me Prokurorinë e Elbasanit.Arrestohet në flagrancë 55-vjeçari që posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi prej 316 fishekësh luftarak.Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i provave të siguruara falë hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë kontrollit të banesës së 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndëshkimi”.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative, për disa të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike,1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.Gjithashtu, gjatë operacionit rezultoi se 2 prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative se disa të rinj kryenin në qytetin e Lezhës, veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike (kryesisht kokainë), në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndëshkimi”.Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:-I. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike;-A. G., 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje;-K. T., 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.Bazuar në inteligjencën informative se këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij.Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve  I. P dhe A. G., ndërsa në ngarkim të shtetasve K. T. dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor antidrogë i koduar “Bridge”.Lëvizte me rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohet lënda narkotike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 64 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 16 janë arrestuar, 42 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 6 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, dhe me 3 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar: 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Prishta e qetësisë publike”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Dhunimi i varreve”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-është evidentuar 1 rast i veprimtarive kriminale në fushën e krimit kompjuterik, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat përgjëgjëse, 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, me 1 shtetas të ndaluar, 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 rast i veprës penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, me 2 shtetas të arrestuar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.