Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Muriqan/Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme ndërkufitare.Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 202 060 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që nuk deklaroi këtë shumë parash, në PKK Muriqan.Shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me homologët në Mal të Zi dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në rrugën “Mihal Grameno”, një person i paidentifikuar, kishte vjedhur në një supermaket, një shumë parash dhe më pas ishte larguar, ju informojmë se:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit H. O., banues në Tiranë.Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Tiranë/Në vijim të informacioneve të dhëna gjatë këtyre ditëve, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. M., 23 vjeç, ju bëjmë me dije se:Pas referimit të materialeve dhe shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. O., 49 vjeç, si dhe arrestimit të shtetasit D. O., 45 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar shtetasen O. I., 39 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin D. O., 39-vjeçarja ka penguar zbulimin e së vërtetës, ka ndihmuar autorin e dyshuar të plagosjes të largohet nga vendi i ngjarjes, si dhe ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.Për këtë ngjarje, vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. O.
Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Ç., 25 vjeç, E. H. dhe D. M., pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit të arrestuar A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
DVP Lezhë/Vijojnë operacionet për lokalizimin e kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Finalizohet operacioni policor i koduar “Fitili”.I kërkuar nga Policia pasi i lëshoi një shtetasi, një ndezës granate, brenda një biznesi, vihet në pranga 46-vjeçari.Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me komisariatet e Policisë në varësi të DVP-së, si dhe me Policinë Rrugore, kanë organizuar kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun. Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fitili”, në kuadër të të cilit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi:-A. Z., 46 vjeç, banues në Manati.46-vjeçarit të kërkuar i ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ” Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në muajin prill të këtij viti, në një restorant në Lezhë, ka lëshuar një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., i cili ka shpërthyer dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.Kontrollet e befasishme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë do të vijojnë në të gjithë qarkun, krahas angazhimit maksimal për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
DVP Gjirokastër-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 35”.Transportonin kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas, të cilëve iu gjet në automjet, edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.Në pranga edhe 2 shtetas nga Pakistani, ma sasi kanabisi në çantë, të dyshuar si organizatorë të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme, të 9 emigrantëve.Sekuestrohen automjeti, sasia e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë parash, si dhe 4 aparate celulare.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 35”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-E. T., 22 vjeç dhe S. V., 21 vjeç, të dy banues në Krujë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar me automjetin tip furgon, 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve ndaluan gjithashtu shtetasit M. A., 21 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, të dy nga Pakistani, pasi nga veprimet hetimore rezulton se janë organizatorë të veprimtarisë kriminale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, të 4 këtyre shtetasve iu gjetën, në automjet dhe në çantën e dorës, si dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin këta shtetas, sasia e lëndës së dyshuar narkotike kanabis, një shumë parash dhe 4 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 19 janë arrestuar, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 8 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të ndaluar.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 13 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 2 raste kanë mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 6 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vetëgjyqësia”, “Prishja e qetësisë publike”, “Moskallëzimi i krimit”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprave penale “Ushtrimi i prostitucionit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon punën Policia dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të ndaluar dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 7 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, si dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.