Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 23 tetor 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tropojë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë. Vihet në pranga poseduesi i tyre.  Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.  Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Vlorë – Kapen dhe ndalohet 2 shtetas të shpallur në kërkim. Arrestohet dhe një 22-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e  Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë kapur shtetasin e shpallur  në kërkim A. B., 45 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi në datën 23.09.2020, ka plagosur lehtë fizikisht shtetasin R. K., 61 vjeç, si dhe ka kanosur me fjalë shtetasen B. B., 24 vjeçe, banues në lagjen Rilindja,Vlorë. Në vijim të hetimeve për vjedhjet e ndodhura në fshatin Palasë, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, kanë ndaluar shtetasin D. H., 22 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, bashkëpunëtori i shtetasit të ndaluar disa ditë më parë nga Policia, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së lokalit të shtetasit A. Ç., banues në fshatin Palasë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 12 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 62 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Fier, ku autori është arrestuar ne flagrancë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 4 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Gjirokastër, 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Vlorë deh 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 2 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i vjedhjes me dhunë, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të ndërtimit pa leje, 4 në Tiranë dhe 4 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar i rast i pushtimit të tokës, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Dibër dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.

Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, në të gjithë vendin.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.