Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sarandë-Vijon operacioni policor i koduar “Butrinti”, shkon në 5 numri i personave të ndaluar.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.Vihen në pranga 2 organizatorët e vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e armës, në banesën e shtetasit Th. K., ngjarje e ndodhur më datë 20.10.2021.Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur në datën 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku disa persona, nën kërcënimin e armës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit Th. K.(noter), shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Butrinti”.Në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër dhe I. M., 29 vjeç, banues në Tiranë.Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimit për këtë ngjarje ka rezultuar se shtetasit S. B. dhe I. M. kanë patur rolin e organizatorit në vjedhjen me armë në banesën e shtetasit Th. K., në qytetin e Sarandës.Për këtë ngjarje, në datën 03.11.2021, janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe shtetasit E. A., 53 vjeç, O. K. (P)., 40 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç.Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Rinas-Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 10 janë arrestuar, 50 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 2 shtetas të ndaluar; 6 raste të veprës penale “Kanosja” me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 4 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton 2 shtetas të ndaluar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të ndaluar, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përndjekja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetëisë publike”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt zjarrvënien janë evidentuar 5 raste, për 2 nga të cilat dyshohet se janë aksidentale, ndërsa për 3 rastet e tjera vijon puna nga ana e strukturave policore për zbardhjen, dokumentimin dhe identifikimin e autorëve të tyre.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 12 raste, prej këtyre 6 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 6 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja me armë”, me 2 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 5 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 4 shtetas proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale; “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Punësimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 7 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.