Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.
-Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj.
-Në Komisariatin e Policisë Berat kallëzon shtetasi N. T., 41 vjeç banues në fshatin Velabisht, Berat, se një 15-vjeçar i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, djalit të tij 12-vjeçar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.
Vlorë-Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor i koduar “September”.Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.Në kuadër të këtij operacioni, lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Policia e Shtetit / U kapën në flagrancë sapo tërhoqën nga Dega Postare Durrës, pakon me kanabis ne formë çokollate, të ardhur nga Belgjika, vihen në pranga 2 shtetas.Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet postës. Gjatë 3 muajve të fundit, 6 shtetas të vënë në pranga, për pako me sasi të ndryshme kanabisi, të trafikuara nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe DVP Durrës, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Green mail 3”.Sekuestrohet pakoja me lëndë narkotike, e ardhur nga Belgjika në vendin tonë, nëpërmjet Degës Postare Durrës.Në vijim punës intensive policore dhe hetimore, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të hetimit proaktiv të zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe DVP Durrës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-E. H., 22 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e DVP Durrës, menjëherë sapo kanë terhequr nga Dega Postare Durrës, pakon me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në formë çokollate, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare.Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar nëpërmjet postës, pakon me kanabis, nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë. Vijon puna nga Njësia per Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.Ky është operacioni i tretë policor i finalizuar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga shtete të ndryshme. “Green mail” u finalizua më 30 qershor 2022 dhe rezultoi me sekuestrimin e rreth 1.3 kilogramëve kanabis, të sjella nga Mbretëria e Bashkuar dhe vënien në pranga të 2 shtetasve, ndërsa “Green mail 2”, u finalizua më 18 gusht të po këtij viti dhe si rezultat i tij u sekuestruan 2 pako me kanabis, të sjella gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas të tjerë.
Lezhë/Vijon puna intensive hetimore dhe policore, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në zona të pyllëzuara.Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Ndëshkimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Hani i Hotit dhe Prokurorinë e Lezhës.Zbardhen 5 raste të kultivimit në kohë të ndryshme, të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.Njëri prej të arrestuarve u kap nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin.Bimët narkotike kanabis, të evidentuara dhe të asgjësuara më parë nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të imtësishme në çdo skaj të vendit, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në zona të ndryshme të Njësisë Administrative Balldre kultivoheshin bimë narkotike, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për nisjen e një hetimi intensiv proaktiv, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vënien në pranga të autorëve.Si rezultat i hetimeve, veprimeve profesionale policore dhe bashkëpunimit me shërbimet e PKK Hani i Hotit dhe Prokurorinë e Lezhës, u vunë në pranga shtetasit:-A. T., 37 vjeç, banues në fshatin Torovicë dhe N. T,. 26 vjeç, banues në Torovicë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.26-vjeçari u kap dhe u ndalua nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në tentativë për të kaluar kufirin me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore për veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.Shtetasit A. T. dhe N. T. janë arrestuar, pasi nga veprimet hetimore rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, në zona të ndryshme të pyllëzuara të fshatrave të qarkut Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis, konkretisht:- Me 7 korrik 2022, në 1 ambient të hapur, në fshatin Malecaj dhe- Me 20, 28 dhe 29 gusht 2022, në 3 ambiente të hapura, në Malin e Torovicës dhe në 1 ambient të hapur, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kuq”.Bimët narkotike kanabis janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 13 janë arrestuar, 55 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 5 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësit të Policisë janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të shpallu në kërkim.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijojnë punën strukturat policore, si dhe 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 13 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Gjithashtu, evidentuar:
-1 rast i veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të arrestuar;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprave penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 12 shtetas të arrestuar, si dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.