Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar në flagrancë , 6 janë ndalur dhe 55 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja” 3 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasa, 1 në Lezhë, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 2 në Lezhë, 1 në Gjirokastër, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Gjirokastër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Elbasan, me 1 viktimë dhe 1 të lënduar.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, kokretisht: 8 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në qarkun Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 shtetas që ka kaluar kufirin në më mënyrë të paligjshme, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 12 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 17 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.
Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Korçë, 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasa dhe 2 në Korçë.
Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në Dibër, i cili është arrestuar në flagrancë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.