Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Dibër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mat/informacion paraprak-Më datë 02.08.2022, në njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, vihen në pranga 3 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen “Pavarësia 2”, në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:- F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë;- Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë;- L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë-Më datë 01.08.2022, në mbrëmje, shtetasi A. V., 48 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow”.Përdorte rrjetet sociale për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, vihet në pranga.Drejtoria e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, si rezultat i operacionit policor të koduar “Shadow”, ka ekzekutuar Urdhrin e Ndalimit të prokurorit, në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve “.Gjatë një hetimi dyvjeçar, Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, ka dokumentuar aktivitetin e kundërligjshëm të shtetasit B. Z.Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka hapur disa llogari në rrjete të ndryshme sociale, (Twitter, Facebook dhe Telegram), në të cilat ka publikuar dhe përhapur materiale me përmbajtje radikale ekstremiste, si dhe ka postuar statuse për shtetin islamik, duke justifikuar akte terroriste të ndodhura në vendet europiane, tekste me propagandë kundër rendit shoqëror të shtetit laik, të dhëna për kujdes dhe financim të aktiviteteve apo nëpërmjet donacioneve të ndryshme, si dhe nxitje për urrejtje kundër shteteve anëtare të koalicionit global kundër terrorizmit.Materialet për këtë shtetas i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Himarë/Informacion paraprak-Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të ndaluar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 12 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, si dhe 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, dy prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të arrestuar dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 6 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, njëri prej të cilëve rezulton aksidental, ndërsa për rastet e tjera vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Vetëgjyqësia”, “Dhunimi i banesës”, “Fyerja”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Dhunimi i varreve”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar: 3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale osë homoseksuale me dhunë, me të mitur”, me 1 shtetas të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.