Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 nëntor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje. Posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje, vihet në pranga pronari i dyqanit. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kamuflimi”.  Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.  Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 30 janë arrestuar në flagrancë dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 2 raste në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të ndërtimit pa leje, me 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për shkatërrim prone, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Elbasan dhe 2 në Kukës.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 1 në Lezhë dhe 1 në Durrës.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë.

Në Lezhë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta, në Tiranë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 raste aksidentesh, me 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.