Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Dibër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Radomira”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Radomira”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Radomirë, Dibër.Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kavajë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Black”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, shpallet në kërkim pronari i një lokali në Kavajë.Goditet dhe një rast i organizimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në lokal, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Black”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 19 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit E. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Berat-Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.Janë proceduar administrativisht gjithsej 350 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.17 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.Janë proceduar administrativisht 21 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.24 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.Janë vendosur 77 masa administrative për parakalime të gabuara.Janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.Janë vendosur 19 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.Gjithashtu janë vendosur 190 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.
Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një punë të mirorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bratosh”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.Në lidhje me këtë rast, në datën 22.08.2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe (bashkëshortja e shtetasit E. Th), dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. dhe 15-vjeçari janë bashkëpunëtorë me shtetasit M. Th., E. Th. dhe D. Th. (të ndaluar) dhe me 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, D. Th. dhe M. P. (babai i 15-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e tyre.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 12 janë ndaluar, 16 janë arrestuar, 56 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, me 2 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar; 4 raste të veprës penale “Kanosja” me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 2 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të shpallur në kërkim, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të ndaluar.
Për ngjarjet me objekt zjarrvënien janë evidentuar 2 raste, për të cilat dyshohet se janë aksidentale, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 11 raste, prej këtyre 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas në total, të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 13 shtetas të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 9 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.