Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 prill 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 36 shtetas, konkretisht: 10 janë arrestuar dhe 26 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor  që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Kukës dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Durrës, ku autori është proceduar në gjendje të lirë; 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste aksidentesh në të gjithë vendin, 2 në Tiranë, me 2 viktima dhe 1 në Fier, me  1 të lënduar.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Durrës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.