Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kurbin, Lezhë – Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe mbante lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjithashtu, procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: E. M., banues në Lezhë dhe N. L.,banues në Grudë, Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: N. H., 27 vjeç, banues në Lezhë dhe P. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Kurbin, Lezhë – Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe mbante lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjithashtu, procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: E. M., banues në Lezhë dhe N. L.,banues në Grudë, Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: N. H., 27 vjeç, banues në Lezhë dhe P. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Skrapar – Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht administratori i Njësisë Administrative, për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier – Vihen në pranga 6 shtetas, nga të cilët 1 për zjarrvënie, 2 për kultivim të bimëve narkotike, 1 për dhunë në familje, 1 për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sekuestrohet 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 63 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në anë të rrugës automobilistike Lushnjë-Rrogozhinë, duke djegur me zjarr mbeturina dhe për pasojë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit D. N., 57 vjeç dhe B. N., 69 vjeç, pasi gjatë kontrollit në fshatin Vreshtas, Fier, në oborret e banesave të tyre kishin kultivuar fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën e mbante pa leje, si dhe 50 fishekë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga këto struktura u arrestua shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Levan, pasi ka kërcënuar dhe kanosur shtetasen K. O., e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje ndaj tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër procedohet penalisht për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Q., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, ky shtetas u kap duke vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Xh. H. Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motor tip “Skygo” pa targë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të rendit për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke dëmtuar parmakët mbrojtës për këmbësorët në rrugë dhe nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Sarandë – Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën. Vihet në pranga një 37-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit mes dy shtetasve. Më datë 11.08.2021, është marrë njoftim se dy shtetas kishin pasur një konflikt verbal e më pas fizik. Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin. Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Shkodër – Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë pa leje në banesë. Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Tiranë – Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën “Kosova” Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi, 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë. Ky shtetas, në vitin 2016, dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë. Ndërkohë, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me DVP Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Vlore ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Ky shtetas ka tentuar të vjedhë me dhunë një pikë këmbimi valutor. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases A. H(N)., 29 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 35 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit I. J. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të shtetasit A. H., 25 vjeç, pasi u konstatua brenda shtëpisë të shtetasit R. K. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: N. D., 34 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; P. D., 40 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Më datë 11.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin L. A., 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit S. E dhe R. E (babë e bir). Më datë 11.08.2021, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit”, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë në banesën e shtetasit A. C. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 23 janë arrestuar në flagrancë dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë, 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 autorë të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 15 raste: 8 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë , 4 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë , 2 në Durrës dhe 1 në Elbasan; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 2 në Fier, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 11 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone me zjarr”, 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 rast për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimi i pronës”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë , ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, 1 për “Mashtrimi” dhe 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për “Falsifikimi i letërnjoftimeve”.
Në Vlorë është arrestuar 1 shtetas, për armëmbajtje pa leje dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Përndjekja”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 26 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 1 në Fier dhe 1 në Korçë.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.