Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Elbasan – Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Transportonte me autobus, 9 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 57-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një autobus po transportoheshin 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kanë organizuar punën duke ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Gramsh-Cërrik. Si rezultat i kontrollit, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin autobus që drejtohej nga shtetas F. L. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas po transportonte me autobus, në drejtim të Tiranës, 9 shtetas nga Siria, kundrejt fitimit. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 57 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.
Elbasan – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi. Arrestohet dhe 1 tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali ku po qëndronin shtetasit E. D. dhe E. C. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. D., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kolonjë – Më datë 10.11.2021, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, është paraqitur shtetasi Q. M., 64 vjeç, banues në SHBA, i cili ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Sh. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 120 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 33 janë arrestuar në flagrancë dhe 79 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 8 autorë të arrestuar dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 ën Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë,dhe 1 në Durrës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 në Korcë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 13 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Dibër, 2 në Korcë dhe 3 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Shkatërrim prone”, 1 në Fier, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, për “Pushtim toke”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Tiranë, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan.
Janë proceduar 3 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 3 në Fier dhe 1 në Elbasan.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 15 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.