Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 gusht 2020

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 gusht 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Krujë – Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e  quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 49 vjeç, pasi në fshatin Mëzez, ka vjedhur në banesën e shtetasit S. Sh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 5 janë ndaluar dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë dhe 1 në Fier; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Korçë, 2 në Vlorë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste: 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan dhe 2 në Vlorë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 2 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të poliicsë së rendit publik”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në Shkodër dhe 2 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Armëmbajtja pa leje”, në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar 6 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, 2 në Tiranë, 1 në Berat, 1 në Fier, 1 në Shkodër dhe 1 në Vlorë.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit, 1 në Korçë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.