Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e shtetit, 1 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 12 janë arrestuar në flagrancë, 8 janë ndalur dhe 65 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 pasi ishin shpallur në kërkim: 2 në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Vlorë, 1 në PKK Rinas, dhe 1 në SPK Morinë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, 2 në qarkun Tiranë, 2 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Kukës; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 në qarkun Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Vlorë, me 2 autorë të ndaluar, si edhe, si edhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 2 në Korçë, 1 në Vlorë, 2 në Lezhë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 3 në qarkun Lezhë dhe 5 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 rast aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Fier, i cili është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Fier dhe 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.