Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 prill 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 33 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 24 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikë janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Fier dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar dhe arrestuar një drejtues mjeti në gjendje të dehur, në Elbasan.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.