Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Konstatohen dhe goditen edhe 2 raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularëve, arrestohen 2 shtetas.Njëri prej të arrestuarve, pronar i lokalit ku u kap duke kryer këtë veprimtari të kundërligjshme.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:-A. P., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen Nr. 8, Durrës, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale;-S. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lokalin që kishte në pronësi, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sqarim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës/Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një alarm për bombë në portin e Durrësit, ju bëjmë me dije se:Në Portin e Durrësit nuk ka alarm për bombë.Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit.
Lezhë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Ndërthurja”.✅ Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.✅ Të arrestuarve iu gjetën në celularët e tyre, faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve spotive.Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, rreth 2 shtetasve që qarkullonin me lëndë narkotike dhe vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërthurja”.Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, të dy banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në aparatet celulare të shtetasve O. K. dhe J. D., u gjetën faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve spotive.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 15 janë arrestuar, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, me 6 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar: 4 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim; 1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me autor/ë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë; 1 rast i veprave penale: “Moskallëzimi i krimit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.