Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Pakot postare 2”.Sekuestrohen 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj).Shpallet në kërkim administratorja e postës private, e cila tregtonte mallrat e kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të punësuar për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot postare 2”.Si rezultat i këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private.Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.Operacioni, pas një hetimi disamujor, me metoda speciale të hetimit.Shpërndanin lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.Sekuestrohen doza kokaine, të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milionë lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 3 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytetin e Bulqizës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.Bazuar në provat e siguruara përgjatë hetimit disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last deal”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit D. H., 43 vjeç; D. H., 18 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë.Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Port Durrës-Goditet një tjetër rast i tentativës për futjen në Shqipëri, të një shume të madhe parash në euro dhe në paund, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarisë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shuma”, falë inteligjencës informative të siguruar nga strukturat hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Operacioni, në vazhdën e operacioneve të tjera të zhvilluara muajt e fundit, për goditjen e tentativës për futjen në Shqipëri, të shumave të mëdha të parave në euro e paund dhe të tentativave për të futur kontrabandë naftë dhe mallrat të tjera për të cilat paguhet akcizë.Sekuestrohen 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik.Ky është rasti i 5-të i tentativës për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara, i goditur nga Policia e Shtetit, gjatë muajve të fundit.Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte paratë dhe tentoi t’i fuste ato në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit, pa i deklaruar.Strukturat hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në portin e Durrësit, falë inteligjencës informative për një shtetas që po tentonte të fuste në Shqipëri një shumë të madhe parash në euro dhe në paund, kanë organizuar punën me qëllim goditjen e këtij rasti.Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shuma”, në kuadër të të cilit u kalua për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, kamioni që drejtohej nga shtetasi D. H., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit.Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në kabinën e kamionit, 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e poseduesit/sve të këtyre shumave të parave në euro dhe në paund.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
DVP Shkodër/Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohen brenda 12 orëve të fundit, 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Bleran” dhe “Bashkëpunëtorët”, për goditjen e aktivitetit të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.Vihen në pranga 7 shtetas dhe sekuestrohen rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Operacionet, falë inteligjencës informative dhe angazhimit maksimal të strukturave policore, gjatë muajve të fundit, për goditjen e paligjshmërisë.Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar dhe në inteligjencën informative, për ushtrimin e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, brenda 12 orëve të fundit, janë finalizuar 2 operacione policore.-Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan në flagrancë shtetasit P. A., 62 vjeç dhe D. A., 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.-Gjatë operacionit policor të koduar “Bashkëpunëtorët” u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V. dhe E. V., të dy 19 vjeç (vëllezër binjakë), R. P., 26 vjeç dhe R. P., 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe R. K., 22 vje¬ç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.Nga veprrimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas ushtronin aktivitetin krminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 62 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste-10 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Për mbajtje pa leje të armëve të ftohta është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste – 1 shtetas është vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, për zbardhjen e tyre, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, Policia vijon punën. 1 shtetas është ndaluar për një vjedhje të kryer më parë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar: 5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.