Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Elbasan/ Informacion paraprak-Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kamzë/Informacion paraprak-Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Vlorë/Kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, në territorin e qarkut Vlorë, bazuar në inteligjencën informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Kontrollet, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”. Evidentohet dhe goditet 1 rast i kësaj veprimtarie.Kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive, vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohen 3 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular.Gjithashtu, procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët u kapën duke luajtur me lojëra fati të paligjshme, në këtë lokal.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:-Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 njësi kompjuterike që shërbenin për lojëra fati dhe 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive.Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasit E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e shtetasit Xh. Ll.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Triple”, shkon 4 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të tij.Operacioni “Triple” u zhvillua në prill të vitit 2022 dhe goditi shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikimin e dokumenteve, që kryheshin nga 4 shtetas që vepronin si grup.Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar në kuadër të operacionit “Triple”, kanë lokalizuar në lagjen “Liria”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:-N. L., 32 vjeç, banues në Shkodër.Ndaj 32-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.Shtetasi N. L. u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple”, të zhvilluar në prill të viti të shkuar, pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të vënë në pranga), ushtronin në formën e grupit, veprimtaritë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga ky operacion, u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë, 4.3 kg kanabis dhe disa dokumente false.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste -1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Triple”, u ndalua për falsifikim dokumentesh
Për kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas është ndaluar për vjedhje të energjisë elektrike.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Prishja e qetësisë publike”, “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Fyerja” dhe “Ngacmimi seksual”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për raste të ndodhura më parë, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Përndjekja” dhe 1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.