Raporti ditor i ngjarjeve, 6 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Lezhë-Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim goditjen e paligjshmërive në çfarëdolloj forme të shfaqjes së tyre, mbështetur edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Audi”. Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë “Glock”, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tatzat”.Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.Shërbimet e Komisariait të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tatzat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.Ky shtetas u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., 19 vjeç dhe Xh. M, kanë dëmtuar njëri tjetrin me mjet prerës.Të dy shtetasit  ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bet”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.Evidentohen 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.Në pranga edhe 1 tjetër shtetas, pasi u kap duke luajtur lojëra fati, në njërin nga lokalet.Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.Në vijim të kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bet”.Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

DVP Lezhë-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. L., 42 vjeç dhe R. L., 28 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, pasi ditën e djeshme, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kurbin/Infomacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 6, Laç, pranë murit rrethues të biznesit privat në pronësi të shtetasit S. R., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasesë artizanale, e cila nuk ka shkaktuar dëme materiale.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 88 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste-3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 9 raste -2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 13 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera rezultojnë 6 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, 1 shtetas është ndaluar për vjedhje të energjisë elektrike, dhe është evidentuar një rast tjetër i kësaj vepre penale, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësit të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 shtetas është ndaluar për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe “Prishja e qetësisë publike”, gjithashtu me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër është ndaluar, po për këtë vepër penale, të kryer më parë.

Janë evidentuar në total 5 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.