Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Selevec”.Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjirokastër/Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë dhe 1 granatë dore.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri, në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 25 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gramsh/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçar”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.Kanosën më armë zjarri një 40-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.Në pranga edhe 40-vjeçari që u kanos, pasi dha deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bulçar, Gramsh, 2 shtetas kishin kanosur me armë zjarri, një shtetas tjetër dhe se situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminiale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Bulçar”, për parandalimin e përshkallëzimit të situatës, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të këtij rasti.Falë reagimit në kohë dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, të përfshira në këtë operacion, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit V. K., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh dhe S. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit V. K. dhe S. H., në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë, në aksin rrugor “Gramsh – Moglicë”, shtetasin R. Sh.Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Bulçar”, u vu në pranga dhe shtetasi R. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë rast, ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ato të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Kapshticë/Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04.04.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, i ka vjedhur skuterin elektrik, një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Gj. V., 61 vjeç, banues në Kamzë, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. Y., 56 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”.Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kurbin/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin ndaluan shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në Milot, Kurbin, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi nga veprimet hetimore në lidhje me një ngjarje të ndodhur në prill të vitit 2022, ka rezultuar se 26-vjeçari ka kanosur 2 shtetas, si dhe i ka dhunuar ata, për të mos kallëzuar mbi një konflikt familjar ku ishte i përfshirë shtetasi R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues në Fier, pasi duke qenë i punësuar operator në një kompani private, dyshohet se ka vjedhur materiale pune.
Fier/U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 24 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një shtetas.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 64 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 38 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste-4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetase të shpallur në kërkim.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 6 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave, vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim. Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe një rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilit 1 shtetas ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.