Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier.Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.49-vjeçari, i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet.Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular.Sekuestrohet aparati celular.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zogaj”.Kanosi për jetën një shtetas, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.24-vjeçari i hodhi pranë banesës, një shtetasi, një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale zarfi me barut në brendësi dhe letra me mesazhin kërcënues.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”).Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë vijojnë punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 12:30, është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, i dëmtuar lehtë, një 17-vjeçar që dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë), nga një 14-vjeçare.17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja 14 vjeçe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Më datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, është paraqitur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se djali i saj 14 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Gjithashtu, kjo shtetase ka deklaruar se i biri është larguar nga banesa, edhe herë të tjera. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për gjetjen e 14-vjeçarit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 12 shtetas janë vënë në pranga, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 2 shtetase të proceduara në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.