Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Krujë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Spot”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre, vihet në pranga 43-vjeçari.Sekuestrohen 4.9 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje, asgjësohen bimët narkotike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me AMP, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë.43-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj kishte përshtatur një ambient (magazinë), për tharjen e bimëve narkotike.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Manzë dhe Kavajë/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, Policia identifikon 4 autorë zjarrvëniesh.
📌Hamallaj, Manzë/Ndezën 2 zjarre që shkaktuan si pasojë djegien e rreth 10 dynymëve tokë arë, vihen në pranga 2 shtetas.
📌Kavajë/Dogjën rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë të mbjellë me ullinj, në fshatrat Agonas dhe Bago, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo janë njoftuar për 4 vatra zjarri në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago, janë nisur menjëherë në drejtim të këtyre fshatrave, bashkë me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale janë identifikuar të 4 autorët e këtyre zjarrvënieve.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.
Poliçan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.Vihet në pranga një 49-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit.Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe doza kanabisi, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë-Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Omega”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.Magazinonte dhe tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari, vihet në pranga 42-vjeçarja.Sekuestrohen veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, të kontrabanduara.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Omega”.Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja E. Rr., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases E. Rr., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 40 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të shpallur për krime në këtë fushë, janë kapur dhe vënë në pranga.
Janë evidentuar 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 4 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim. Për 2 vjedhje të mëparshme, janë kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të tjerë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 15 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim. 1 shtetas tjetër i kërkuar për këtë vepër penale, është kapur dhe vënë në pranga.;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e prostitucionit, si dhe nga 1 rast i veprave “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Dëshmia e rreme”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga, si dhe 1 rast i veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të vënë në pranga.
1 shtetas tjetër, i kërkuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, është kapur dhe vënë në pranga.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugor, si pasojë e të cilave 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.