Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lushnjë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Monopatina”, i zhvilluar nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Fier.Goditet një tjetër rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, autor i dyshuar i këtij rasti, si dhe sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë, Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Trekëndëshi”, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotikëve.Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër.Tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet, vihet në pranga 64-vjeçari.Sekuestrohen 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë.Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. S., 64 vjeç, banues në Fier.Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shijak, Durrës-Falë inteligjencës informative, finalizohet operacioni policor i koduar “Pjezga”. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).Të pajisur me armë zjarri dhe me armë të ftohta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtyre shtetasve, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, me mbështetjen e pandërprerë të inteligjencës informative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale, kanë siguruar informacion se 2 shtetas (babë e bir) mbanin pa leje armë zjarri dhe armë të ftohta.Menjëherë është organizuar puna dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjezga”, është goditur një rast tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. H., 52 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Pjezgë, Shijak.Në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik).Arma e zjarrit dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine.Sekuestrohet një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Zh., 47 vjeç, banues në Tiranë.Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. Zh., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mat/Më datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. B., i cili ka kallëzuar se më datë 26.03.2023, është larguar nga banesa, me automjet, djali i tij, shtetasi I. B. dhe nuk është kthyer më. Gjithashtu, po në këtë datë, shtetasi A. M. ka kallëzuar se me datë 25.03.2023, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi A. M., 36 vjeç, i cili sipas deklarimeve të kallëzuesit, kohët e fundit, kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e këtyre shtetasve.
Kavajë/Informacion paraprak-Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.
Elbasan/Informacion paraprak-Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
DVP Vlorë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 51 vjeç, banues në Vlorë, përgjegjës i grupit të punës në një kantier ndërtimi në zonën e Palasës, pasi ditën e djeshme, gjatë punës, është dëmtuar lehtë një punëtor i kantierit, shtetasi O. M., i cili pas mjekimit doli nga spitali. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. I., 53 vjeç, banues në Orikum, me detyrë drejtues i kantierit të ndërtimit të një firme private, pasi dyshohet se janë hedhur materiale gërmimi të kësaj firme, në rrugën Palasë-Dhërmi.
Tiranë-Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 3 shtetas janë vënë në pranga.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i falsifikimit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuae 2 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej të cilave, me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me- 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, me 22 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.