Raporti ditor i ngjarjeve, 27 shtator 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Tiranë/Goditet një rast i tregtimit të bombolave me lëndë kimike helium, të kontrabanduara.Shpallet në kërkim një 23-vjeçar që i shiti një bombol me lëndë kimike helium një 28-vjeçareje, në tabakinon e tij, e cila pas konsumimit të kësaj lënde është dërguar në spital, në gjendje të rëndë.Procedohet në gjendje të lirë një 53-vjeçar, shitës në këtë tabakino.Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike helium.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, bazuar dhe në kallëzimin e depozituar nga një shtetas, se në një tabakino në afërsi të stadiumit “Air Albania”, vajza e tij kishte blerë një bombol me lëndë kimike helium, dhe pas konsumimit të saj ishte dërguar në spital, në gjendje të rëndë, menjëherë kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.Si rezultat, gjatë kontrollit në tabakinon e shtetasit K. K., 23 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 bombola me lëndë kimike helium.Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 53 vjeç, shitës në tabakino, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. K., 23 vjeç, pronari i tabakinos.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Memaliaj/Si rezultat i kontrolleve anticannabis, me efektivë në terren dhe me dronë, konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.Kultivoi në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, 127 bimë cannabisi, vihet në pranga 62-vjeçari.Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në zona të thella dhe të pyllëzuara, nga grupe të Policisë, në terren, dhe me dronë të rezolucionit të lartë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.Gjatë kontrolleve në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, njësia administrative Krahës, u gjetën të kultivuara 127 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.Nga hetimet e kryera për këtë rast kultivimi, u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shkodër-Dha deklaratë të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij, në shkurt të vitit 2022, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim.Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin G. T., 53 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11.07.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit P. T., 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e 53-vjeçarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit”.

Korçë/Goditet një tjetër rast i tentativës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 16”. Sekuestrohen 52.6 kg lëndë narkotike kanabis.Vihet në pranga 45-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 16”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:K. K., 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasi i mësipërm do të trafikonte me automjetin e tij një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e 45-vjeçarit në fshatin Vërdovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në total.Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është kapur dhe vënë në pranga.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, janë kapur dhe vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për krime në këtë fushë, është kapur dhe vënë në pranga

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 2 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për vjedhje të mëparshme, 2 shtetas janë kapur dhe ndaluar.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, me 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Vetëgjyqësia”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Dhunimi i banesës”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Më tej, janë evidentuar:

-2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, 1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, është kapur dhe vënë në pranga.

Ka ndodhur 1 aksident rrugor, si pasojë e të cilit 1 shtetas është dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.