Raporti ditor i ngjarjeve, 25 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shkodër/Operacion policor i koduar “Guns”, për parandalimin dhe goditjen e një rasti të dyshuar të shitjes së një arsenali armësh. Sipas informacioneve dyshohet se shtetasit që do t’i blinin këto armë, do t’i përdornin për të kryer krime ndaj personit dhe pronës.Operacioni në fshatin Mali i Jushit, Bushat, Shkodër, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës.Sekuestrohet një arsenal armësh (1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e këtyre armëve).Shpallet në kërkim 43-vjeçari, poseduesi i arsenalit të armëve, i cili në momentin e kontrollit nuk u gjet në banesë. Procedohet në gjendje të lirë nëna e tij.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shodër, pas sigurimit të informacionit se një shtetas që banonte në fshatin Mali i Jushit, në Bushat, Shkodër, posedonte një arsenal armësh dhe dyshohej se po përgatitej për t’i shitur ato te shtetas me precedent kriminal, të cilët dyshohet se do t’i përdornin armët për të kryer krime ndaj personit dhe pronës, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës dhe në kuadër të operacionit “Guns”, kanë ndërhyrë në banesën e 43-vjeçarit A. I.Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh, konkretisht:1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e armëve të gjetura në banesë.Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi A. I. nuk është gjetur në banesë, ndaj është shpallur në kërkim. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë nëna e shtetasit A. I., shtetasja L. I., 73 vjeçe.Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë  veprimtari kriminale.Ndërkohë vijon puna për kapjen e poseduesit të arsenalit të armëve, shtetasit A. I.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Tempizëm 23”.Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë, drejt kufirit me Malin e Zi.Në këtë banesë u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.Procedohen në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.Sekuestrohen 114 kubikët, 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdolloj forme të saj, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin emigrantë, kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tempizëm 23”.Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B. H., 34 vjeç, banues në Shkup, dhe A. R., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 41 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm.Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete me të cilat të arrestuarit kryenin transportimin e emigrantëve të paligjshëm, 2 celularë dhe 114 kubikët.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PKK Hani i Hotit-Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin.Transportonte shtetas pakistanezë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e IMT Tiranë, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin K. M., pasi dyshohet se firma që ky shtetas administron, ka marrë inerte (zhavorr), nga lumi Shushicë.

Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gramsh/Gjatë natës, shtetas të paidentifikuar kanë dëmtuar 2 regjistra të një shkolle 9-vjeçare. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, është evidentuar 1 rast me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i krimeve kompjuterike me autorë ende të paidentifikuar.

Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, janë evidentuar 3 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim. Për njërin nga këto raste, edhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i krimeve seksuale, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.