Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.Drejtonte automjetin, me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, të ndarë në doza, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.Në hetim për këtë veprimtari kriminale edhe pasagjeri në automjet.Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës me fokus goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kavajë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.36-vjeçari i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fshatin Stan i Ri.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, pasi ishte i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Qerret, dhe arrestimi i shtetasit:- Agim Karaj, 36 vjeç, banues në fshatin Stan i Ri.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 7 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar një rast i veprës penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, me 1 shtetas të vënë ën pranga.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kompjuterike është evidentuar 1 rast me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Dhunimi i varreve”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me autorë ende të paidentifikuar dhe 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 9 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.