Raporti ditor i ngjarjeve 23 shkurt 2023
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e përbashkëta me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët gjermanë, i koduar “Second”. Kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një 45-vjeçar shqiptar i kërkuar prej vitesh. 45-vjeçari, i dënuar me 15 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje. Në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë gjermane, falë sigurimit të informacionit përmes inteligjencës informative dhe shkëmbimit të tij në kohë reale mes dy palëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, Policia gjermane kapi dhe vuri në pranga shtetasin Marlen Tome (Toma), 45 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 62 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 7 raste-4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste-2 shtetas janë arrestuar dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste-5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste-4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 4 raste, ndërsa për 8 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste-3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për 3 raste, ndërsa për 2 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”-1 shtetas është arrestuar, 5 të tjerë janë procduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Prostitucioni”-3 shtetase janë arrestuar, 1 është shpallur në kërkim dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është shpallur në kërkim, 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Për vepra penale të kundërshtimit të punonjësve të policisë apo të personave të tjerë që kryejnë detyra të tjera shtetërore janë evidentuar 4 raste-3 shtetas janë arrestuar, 3 janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 vepra penale në fushën e lojërave të fatit-2 shtetas janë arrestuar, 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim më vendimin e gjykatës”-1 shtetas është shpallur në kërkim , 1 tjetër është proceduar penalisht.
Janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale:”Moskallëzimi i krimit”, “Fyerja”, “Përndjekja”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Keqtrajtimi i të miturit”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe 5 raste të “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi” dhe 1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”- 1 shtetas është shpallur në kërkim, për secilin rast.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 4 shtetas. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.