Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Rinas/Kontrolle me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar, për të konstatuar në kohë dhe për të goditur paligjshmëritë kufitare.Kishte fshehur në bagazhet që kishte me vete, 28 900 dollarë, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi kinez.Sekuestrohet shuma e parave.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, si rezultat i intensifikimit të punës në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë ushtruar kontroll në bagazhet e shtetasit kinez L. X.Si rezultat i kontrollit në këto bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit.Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dëftesa”.Operacioni, rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Shkodrës.Lëshonte dëftesa false, kundrejt shumës 3200 euro, duke përdorur vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, aktualisht drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri.Në pranga edhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 54-vjeçarit, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesen false.Sekuestrohen 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.Strukturat operacionale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH-së, si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dëftesa”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-Gj. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;-Gj. F., 66 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të falsifikuar dëftesa, duke përdorur vulën e falsifikuar të shkollës së mesme në fshatin Breg Lumi, dhe për të pajisur me këto deftesa, shtetas të ndryshëm, kundrejt përfitimeve monetare.Në cilësinë e provës materiale, 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular, si dhe shumat e parave 640 euro dhe 16 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.Vijojnë veprimet hetimore për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit e tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Morinë, Kukës-Tentoi të hynte në Shqipëri, i armatosur me pistoletë, falë inteligjencës informative shërbimet e Policisë vënë në pranga 45-vjeçarin nga Kosova.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 45-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me sherbimet e DVP Kukës, kanë goditur një rast të tentativës për të hyrë në Shqipëri, me armë zjarri.Si rezultat, gjatë kontrollit me metoda bashkëkohore, të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin që drejtonte shtetasi F. D., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 45 vjeç, banues në Fushë Kosovë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 46 shtetas, konkretisht: 10 janë vënë në pranga, 32 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, për zbardhjen e të cilave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Policia vijon punën. Për raste vjedhjesh të ndodhura më parë, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-nga 1 rast i veprave penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim. Për një rast të kësaj vepre, të ndodhur më parë, u ndalua një shtetas tjetër;
-1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.
Për një rast të mëparshëm të veprave penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, është ndaluar 1 shtetas.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 10 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.