Raporti ditor i ngjarjeve, 20 janar 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Rinas-Policia Kufitare e Rinasit vijon operacionet për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kalim të kufirit, me dokumente të falsifikuara.Finalizohet operacioni policor i koduar “Last guide”.Tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas turq. Për njërin prej tyre disponohej informacion se kishte ndihmuar shtetas të huaj, për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.Sekuestrohen dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me partnerët francezë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last guide”, për goditjen e tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi.Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A. dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I. C. dhe R. B.Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pronësia e rreme”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e mashtrimit dhe fushën e falsifikimit të dokumenteve.Përfitonte shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, duke iu premtuar atyre se do t’i pajiste me certifikata pronësie, vihet në pranga një 27-vjeçar, punonjës në një zyrë private konsulence.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Pronësia e rreme”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- E. Ç., 27 vjeç, banues në Korçë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie.Vijon puna intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të shtetasit E. Ç., në këtë veprimtari të paligjshme.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Sh. J., 53 vjeç, banues në lagjen nr.17/1, Durrës, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasia A. J., 48 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

DVP Dibër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me fasadën e një biznesi privat (furrë buke). Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. L., 66 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga 66-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën koli me pije energjike të pashoqëruara me faturë tatimore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:-A. H., 42 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;-M. K., 24 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen S. B., 48 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. P., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një shtetas 15-vjeçar, pasi është konfliktuar me disa bashkëmoshatarë të tij, në një lokal, në Paskuqan, dhe gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës pronarin e lokalit, shtetasin E. Gj., i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes tyre. Shtetasi E. Gj. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 39 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste-1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, për të cilin 1 shtetas është vënë në pranga.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 17 raste, 9 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas te vënë në pranga dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-6 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.