Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër / Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë këtij muaji, në qytetin e Shkodrës.Autorë të dyshuar të vjedhjeve, 4 të mitur (14 dhe 15 vjeç), të cilët procedohen në gjendje të lirë, për shkak të moshave.Në hetim edhe një 55-vjeçar, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit.Gjenden dhe sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë bërë të mundur zbardhjen e 4 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë muajit dhjetor, 2022.Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave, për 4 shtetas të mitur, 14 dhe 15 vjeç, banues në Shkodër dhe Lezhë. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar, se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:-Më datë 19.12.2022, në lagjen “Vasil Shanto”, në ambientet e poliklinikës së qytetit, kanë vjedhur një celular;-Më datë 16.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, kanë vjedhur një motoçikletë;-Më datë 01.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, kanë vjedhur një biçikletë;-Më datë 01.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, kanë vjedhur një motoçikletë.Në vijim të hetimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, edhe për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një biçikletë të vjedhur nga të miturit.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dozat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Mbante sasi të lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza, në automjetin me të cilin lëvizte dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari.Në hetim, një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin me të cilin lëvizte i arrestuari.Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dozat”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet e nisi procedimi në gjëndje të lire për shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. L. dhe kishte pasagjer shtetasin F. L., si dhe në banesën e shtetasit R. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 33 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi në gjendje të dehur, ka thyer me sende të forta (gurë), xhamat e 4 automjeteve, në aksin rrugor Gostimë-Cërrik. Gjithashtu, ky shtetas ka dëmtuar derën e Qendrës Shëndetësore të fshatit Shtërmen dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin T. R., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e lokalit të shtetasit F. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit U. G., 24 vjeç, P. V., 22 vjeç, A. S., 26 vjeç dhe R. Y., 25 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën “11 Nëntori”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kompjuterike janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Fyerja”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar: 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur kërkim; 1 rast i veprës penale “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilave 7 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të vënë në pranga dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.