Raporti ditor i ngjarjeve, 2 shkurt 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Shtetit-Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar dhjetëra kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.-Në qarkun Shkodër, në vijim të fazës së dytë, Policia ka çmontuar 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, në këtë qark janë sekuestruar në total 79 kamera.-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është inicuar hetimi për 1 shtetase.-Në qarkun Dibër, në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 5 kamera. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 6 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas.Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligji

DVP Tiranë/Iniciohet plani operacional i koduar “Kriteret”.Ky plan po zbatohet nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, Komisariatit të Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe të Task Forcës së Transportit Rrugor, Tiranë.Si rezultat i kontrolleve në kryeqytet, bazuar në denoncimet e qytetarëve, deri tani janë evidentuar 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e licencave të transportit.Janë proceduar penalisht dhe administrativisht 3 drejtues mjetesh që ofronin shërbim “Taxi”, duke fshehur të ardhurat që vinin nga ky aktivitet. Këta shtetas, edhe më parë, ishin ndëshkuar administrativisht për të njëjten shkelje.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, si dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve konform ligjit, për qytetarët,  shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, Komisariatit të Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe ato të Task Forcës së Transportit Rrugor, Tiranë, si reagim ndaj ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve, për paligjshmëri të ndryshme në shërbimin e transportit, kanë iniciuar planin operacional të koduar “Kriteret”.Si rezultat i kontrolleve në terren, skuadrat e ekspertëve konstatuan 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në licencat e transportit, duke shkelur rregullat e miratuara nga ky sektor dhe duke u bërë shkak për konflikte midis operatorëve që ofrojnë të njëjtin shërbim.Për këto raste u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për drejtuesit e këtyre automjeteve, konkretisht për shtetasit, Sh. A., R. Ç. dhe Sh. L., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Të 3 këta shtetas e vijonin këtë veprimtari në kundërshtim me ligjin, edhe pse ishin ndëshkuar adminstrativisht disa herë më parë për të njëjtën arsye.Në vijim, krahas procedimit penal, për këta shtetas u plotësuan masat administrative përkatëse, për shkelje të parashikuara në Kodin Rrugor dhe në ligjin “Për transportet rrugore”.Verifikimet në kuadër të planit operacional “Kriteret”, për drejtuesit e mjeteve për transportin e qytetarëve, vijojnë.

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kakavijë-Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 55 shtetas, konkretisht: 9 shtetas janë vënë në pranga, 43 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste-1 shtetas janë është në pranga dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste-6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, për zbardhjen dhe dokumentimin e të cilave, vijon punën Policia. Është evidentuar edhe 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar: 1 rast i veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 1 rast i veprës penale “Moskallëizimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 1 rast i veprës penale “Dhunimi i varreve”, me autorë ende të paidentifikuar dhe 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.