Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Durrës-Më datën 09.03.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi P. L., 54 vjeç, banues në Durrës, se më datën 08.03.2023, i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasia F. L., 44 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.
Kurbin/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Korçë/Informacion paraprak-Më datë 10.03.2023, rreth orës 03:45, në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese aktualisht të pabanuar, pronarët e së cilës kanë humbur jetën më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore, si pasojë e së cilës, nuk ka shtetas të lënduar. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Krujë/Informacin paraprak-Rreth orës ora 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë”, në fshatin Borizanë, është gjetur plotësisht i djegur, një automjet tip “Volkswagen”.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të shkakut të djegies, si dhe të pronësisë mbi këtë automjet.
Fast Albania/Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Altamura”, vihet në pranga një i kërkuar nga drejtësia italiane.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, për kapjen e personave në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia italiane, Fast Albania organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Altamura”.Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Rinas-Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar masat për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që braktisin fëmijët e mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin.Procedohet penalisht një 36-vjeçare, pasi braktisi në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin azil në këtë shtet.Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervistimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet.Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet policore në Suedi, 2 shtetaset e mitura janë kthyer në Shqipëri.Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së apo vendeve të tjera, për të gjithë qytetarët.Gjithashtu, do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim azilkërkimin.
Policia e Shtetit/Luftë frontale ndaj fenomeneve kriminale, si dhe ndaj pasurive dhe aseteve që krimi posedon apo prej të cilave furnizohet.Finalizohet operacioni policor i koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirëkoordinuar informative dhe operacionale, nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.Sekuestrohen 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij.Si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Policisë në qendër dhe në qarqe, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me homologët, me fokus zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të ndryshme që shtetas me precedentë penal, mund t’i kenë siguruar përmes aktiviteteve kriminale, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filtri”.Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij. 50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.
Krujë-Vijon operacioni policor i koduar “Tëins”, si rezultat i punës operacionale të mirëkoordinuar me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinës.Kapet dhe arrestohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, pasi nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij binjakë, mbanin në banesë, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.Në kuadër të shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, si rezultat i hetimeve të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Tëins”, të zhvilluar më 23 shkurt, u kap në Morinë, si dhe u ndalua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasi i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”:- D. L., 23 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi D. L., së bashku me 2 vëllezërit e tij binjakë, të arrestuar në kuadër të operacionit “Tëins”, mbanin në banesë 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan gjatë këtij operacioni.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
4 të mitur janë proceduar në gjendje të lirë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta ndërsa 1 shtetas është ndaluar për një rast të armëmbajtjes pa meje të armëve të zjarrit, të ndodhur më parë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 rast i veprave penale në fushën e krimeve kompjuterike, me autorë ende të paidentifikuar
Për kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu:
-1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”;
-është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Përndjekja”, si dhe një shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për një rast tjetër të po kësaj vepre;
-janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
–janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
Në kryeqytet ka ndodhur 1 aksident rrugor, si pasojë e të cilit 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.