Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Elbasan/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shifra”.Shtrëngoi me anë të kanosjes, një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë teksa merrte paratë, 35-vjeçari.Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se një shtetas ishte shtrënguar me anë të kanosjes, për dhënien e një shume parash, kanë iniciuar një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shifra”.Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave.Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/ Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 3 shtetas dhe u sekuestrohen 3 aparatet celulare.Në hetim për këtë veprimtari të kundërligjshme, pronari i lokalit ku u gjetën të arrestuarit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, ku mund të organizohen lotari të palejuara. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:- I. T., 26 vjeç, R. C., 19 vjeç dhe E. S., 41 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit ku u gjetën 3 shtetasit e arrestuar, shtetasi B. M., 50 vjeç, të katërt banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet të vendosur në dispozicion nga shtetasi B. M., për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, u kapën në flagrancë shtetasit I. T., R. C., dhe E. S., duke vendosur baste sportive, nëpërmjet celularëve të tyre, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kurbin-Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”.Kapet në Laç dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.Shërbimet e DVP Lezhë, ato të Policisë së Kurbinit dhe të Interpol Tiranës, të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, si dhe në vijim të punës për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u kap në Laç dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:- Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 31 shtetas janë vënë në pranga, 42 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezzultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 3 shtetas në total, të vënë në pranga.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 3 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.