Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Double”.Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”.Gjatë operacionit, në rrugën “Brigada 8”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Xh. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 39 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Shtetit-Falë bashkëpunimit policor mes Fast Albania dhe Fast Kosova, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë, finalizohet operacioni policor i koduar “Suporti”.Kapet në Pejë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Shqipëri, 50-vjeçari kosovar i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, nga strukturat e Policisë së Shtetit, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Fast Albania dhe Fast Kosova, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në Pejë, Kosovë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Suporti”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Gj. K., 50 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur në tetor të vitit 2022, te Kodra e Diellit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 39-vjecari B. S.Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Kosova drejt Shqipërisë.
Dimal, Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.Mbante në banesë, një armë zjarri pushkë, si rezultat i inteligjencës informative arrestohet në flagrancë 52-vjeçari dhe i sekuestrohet arma që e mbante pa leje.Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve të organizuara bazuar në inteligjencën informative, për një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 52 vjeç, banues në lagjen “28 nëntori”, Dimal.Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme
Qarku Tiranë/Vijon faza e nëntë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara dhe në 44 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë.Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të Tiranës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.-Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan-Finalizohet në qarkun e Elbasanit, faza e dhjetë kombëtare e planit operacional të koduar “Fijet”, të iniciuar nga DPPSH.Deri më tani, në këtë qark, janë çmontuar 37 kamera dhe janë iniciuar hetimet e thelluara për 10 shtetas për vendosjen e këtyre kamerave, në kundërshtim me ligjet në fuqi.Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatet e Policise në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si edhe mbështetur nga inteligjenca informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave në qytetet e Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si edhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të këtyre kamerave, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.-Gjatë fazës së dhjetë kombëtare, të këtij plani operacional, në Elbasan, në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi”, u çmontuan 28 kamera dhe u iniciuan hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për 5 shtetas, konkretisht për: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I.-Plani operacional ka vijuar në Gramsh, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për shtetasit: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh.Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 20 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 8 raste-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, Policia vijon punën, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 4 raste-4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 15 raste, 7 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-4 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-6 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.